Matoshi: Për sukseset e qeverisë Haradinaj, do të flitet me dekada!

  • 14 gusht 2019 - 18:03
Matoshi: Për sukseset e qeverisë Haradinaj, do të flitet me dekada!

Për punën e Haradinajt, Halil Matoshi, tha se ai u tregua mjaft i suksesshëm, dhe për këto suksese, do të flitet në tërë dekadën e ardhshme.

Image

Matoshi, shtoi se qeveria në largim, i ka kryer të gjitha punët e mëdha, si rezultat i kësaj, qeveria në ardhje mund të koncentrohet në fushën e ekonomisë.

“Është treguar shumë i suksesshëm ne mbrojtje të identitetit dhe sovranitetit të Kosovës, për këto gjëra do të flasim në televizione edhe për një dekade. I kemi kaluar kohërat e vështira, qeveria e ardhshme do të merret vetëm me krijimin e vendeve të reja të punës, pra gjendjen ekonomike, sepse punët që të rrezojnë përtokë, i ka kryer qeveria Haradinaj.”, tha Matoshi.

Tutje, ai i përmendi, sipas tij, disa na sukseset e qeverisë së tij.

“Ushtria e Kosovës, për të cilën i madh e i vogël nga politika kanë thënë se Haradinaj po na i prish raportet me Amerikën, por nuk doli ashtu. Tjetra, është taksa e vendosur nga kjo qeveri, e cila i prishi idetë për korrigjim të kufijve dhe idetë e tilla”, deklaroi Matoshi.

(Kosova Sot Online)