Dy shqiptarët qëllohen me armë në rrugët e Gjermanisë, ky është i riu që humbi jetën

  • 14 gusht 2019 - 23:33
Dy shqiptarët qëllohen me armë në rrugët e Gjermanisë, ky është i riu që humbi jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku dy shqiptarë janë qëlluar për vdekje nga një breshëri plumbash e cila ka ardhur nga një makinë në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në Meinestraße në rrethin Wolfsburg Vorsfelde.

Të dy djemtë vjeçare shkuan në spital, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. I vdekuri quhet Keidi Pasha, 19 vjeçar. Ndërsa shoku i tij po ashtu ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Dy shqiptarët po ecnin në trotuar në momentin kur një makinë në lëvizje i është afruar dhe ka qëlluar me armë. Të rinjtë

Policia ka nisur hetimet dhe një grup i posaçëm është ngritur për të zbardhur vrasjen e cila ndodhi mbrëmjen e djeshme.
(Kosova Sot Online)