Vjen akuza e rëndë: Ja dy asetet e mëdha ekonomike që u shkatërruan nga krimi politik

  • 15 August 2019 - 07:38
Vjen akuza e rëndë: Ja dy asetet e mëdha ekonomike që u shkatërruan nga krimi politik

“Nuk jam prokuror për të nxjerr fakte dhe për të bërë hetime. Megjithatë, jemi në këtë vend dhe të vjen rëndë kur sheh gjendjen në këto dy sektor. Është mjaft qartë dhe ka mjaft dyshime për hetime penale. Por, në gjendjen që e kemi, nuk priten përgjegjësi dhe as hetime për të dyshuarit e krimeve të tilla”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, duke komentuar zhvillimet e fundit në Telekomin e Kosovës, zbardhjen e raportit të ekspertëve për krejt procesin e skenarit të zhvatjes, nuk ka lënë pa përmendur edhe skandalin tjetër, që sipas tij ka ndodhur duke e dëmtuar ekonominë kosovare, shitjen me çmim simbolik të aseteve në KEK gjatë qeverisjes së PDK-së.

Image

“Një ndër dëmet më të mëdha që iu kanë bërë Kosovës është shkatërrimi i Telekomit dhe KEK-ut, përkatësisht sektori i shpërndarjes se rrymës, që tash quhet KEDS. Në Telekom ka arritur Qeveria e Kosovës dhe para saj e UNMIK, që nga një subjekt me vlerë mbi një miliardë Euro, të shndërrohet në një gërmadhë. Në Telekom janë vjedhur dhe keqpërdorur mjete pa kufi. Ka filluar me investime të panevojshme dhe ka kaluar në punësime e vjedhje nga çdo grup politik që ka ardhur.

Keqpërdorimet më të larta janë bërë nga viti 2008, me Fatmir Limajn ministër dhe Hashim Thaçi Kryeministër, kur kemi keqpërdorime dhe punësime të qindra vetave”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, shumë mjete iu dhanë individëve të ndryshëm, politikanëve dhe këngëtarëve e subjekteve jo qeveritare, por edhe të ardhurat personale marramendëse flasim mjaft për keqpërdorime.

Mirëpo kulmi i shkatërrimit arrin me nënshkrimin e kontratës me Z-mobile.

“Në këtë subjekt u punësuan shumë anëtarë të qeveritarëve, si të ish Ministrit të Telekomunikacionit, të Presidentit të vendit, të LDK-së dhe të PDK-së. E tërë kjo përfundoj me një kontratë kundër interesit zhvillimor të Telekomit, me qëllim të përfitimeve, e që Telekomi e nënshkroi me firmën mafioze të DEVOLLIT. Tash Telekomi i ka borxhe të shumta kësaj, kurse punësimet e pa arsyeshme dhe të pa bazuara me strategji zhvillimore e kanë sjell këtë gjigant buzë likuidimit”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Çështja tjetër që duhet përmendur sipas tij, është edhe shitja e pjesëve shpërndarëse rrjetit shpërndarës të rrymës së KEK-ut nga Besim Beqaj e Hashim Thaçi firmës turke, me çmim qesharak prej 20 e ca milion euro.

“Thuhet se vetëm patundshmëria e kësaj firme arrin shifrën e 500 milionëve Euro. Pra, nuk ka si të kuptohet tjetër, përveç keqpërdorimit të pozitës dhe përfitimeve individuale dhe grupore. Nuk jam prokuror për të nxjerr fakte dhe për të bërë hetime. Megjithatë, jemi në këtë vend dhe të vjen rëndë kur sheh gjendjen në këto dy sektor. Është mjaft qartë dhe ka mjaft dyshime për hetime penale. Por, në gjendjen që e kemi, nuk priten përgjegjësi dhe as hetime për të dyshuarit e krimeve të tilla”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)