Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 15 gusht 2019 - 07:45
Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të vizitojë Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK për të përuruar pajisjet e reja. (Ora 10.00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit  Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc, komuna e Rahovecit. (Ratkoc te rrugët e vreshtave, ora 10.00)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi merr pjesë në promovimin e librit të Hava Kurti-Krasniqi “Legjendat e futbollit” kushtuar vëllezërve Xhaka. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11.00)                

Mbahet një diskutim paneli me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë me temën “Puna vullnetare në Kosovë dhe ndikimi i saj në zhvillimin e rinisë”. (Shtëpia e Evropës” në Prishtinë, rruga ‘UÇK’ nr. 90, ora 11.00)

(Kosova Sot Online)