Policia gjen të mbjellur kanabis në oborrin e serbit në Graçanicë

  • 15 August 2019 - 10:04
Policia gjen të mbjellur kanabis në oborrin e serbit në Graçanicë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është njoftuar se një mashkull K/Serb kishte mbjellë në oborrin e tij bimë të llojit kanabis.

Gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë të dyshuarit i janë gjetur shtatë bimë kanabisi të cilat janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

I dyshuari nuk është intervistuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)