A e ka me Kadri Veselin? Haradinaj: Nuk jam servil me ndërkombëtarët

  • 15 August 2019 - 13:10
A e ka me Kadri Veselin? Haradinaj: Nuk jam servil me ndërkombëtarët

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka postuar një fotografi me ish-Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis.

Haradinaj ka shkruar se miqësia e tij dhe e partisë që e drejton me aleatët perëndimorë është e përhershme dhe e shenjtë.

Ai ka shkruar se raportet e tij me ndërkombëtarët janë të sinqerta dhe jo servile.

“Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin”, u shpreh Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka shkruar se falë marrëdhënieve të sinqerta me ndërkombëtarët u ndalua coptimi i Kosovës.

“Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % Kosovës, si dhe tema të tjera”, ka shkruar Haradinaj,

Ai ka thumbuar liderët e partive të tjera duke i quajtur servilë ndaj ndërkombëtarëve.

E në shkrimin e tij Haradinaj ka shkruar “Servilëve, udha e mbarë”. 

(Kosova Sot Online)