Ish kreu Kundërkorrupsionit: Kështu funksionon drejtësia e kapur nga politika dhe krimi i organizuar

  • 15 August 2019 - 13:22
Ish kreu Kundërkorrupsionit: Kështu funksionon drejtësia e kapur nga politika dhe krimi i organizuar

“Kosova është në krizë. Kuvendi dhe Qeveria në ankth, legjislativi dhe ekzekutivi në këto dy dekada mundë edhe të gjejnë ndonjë faze kur kanë punuar, por prokuroria dhe hetuesia policore asnjë ditë të punës nuk e kanë pasur të suksesshme. Situata katastrofale vazhdon të jetë në këtë segment shtetërorë që nga paslufta. Asnjë rezultat pozitiv, vend i krimit, korrupsionit,shantazhit dhe i të gjitha të zezave”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Në kohën kur shteti është bllokuar nga politika pa përgjegjshme dhe kur Kosova edhe ashtu ka pasur dhe vazhdon ta ketë një drejtësi të kapur nga krimi i organizuar e korrupsioni politik, njohësi i kësaj fushe Hasan Preteni, thotë se gjendja sa vjen e rëndohet akoma më shumë nëpër gjykatat kosovare, atje ku duhet të fitohet drejtësia dhe të gjykohet pa drejtësia.

Edhe pse është folur shumë gjatë kësaj legjislature që po ikën për reforma në drejtësi dhe efikasitet në shqyrtimin e lëndëve, këto mbeten vetëm premtime dhe zotime të drejtësisë të barkarta me premtimet mashtruese të politikës.

Gjykatat po vazhdojnë të tallen me qytetarët dhe të drejtat e tyre, ku e njëjta lëndë rikthehet në rigjykim 4-5 herë, për shkak të mos respektimit te ligjeve nga gjykatësit në gjykatat në Kosovë.

Në këtë odisejadë, qytetarët detyrohen të presin 8-10 vite që të merret verdikti nga gjykatësit, edhe pse çdo gjë është e rregulluar me ligj, por gjykatësit nën influencën e politikes shkelin ligjet me të dyja këmbët. 

Ky fakt flet mjaftueshëm se si drejtësia kosovare është shkelësja më e madhe e të drejtave të njeriut, kur lëndët nuk shohin dritën si pasojë e neglizhencës dhe qytetarëve nuk u jepet drejtësia e merituar.

Image
Hasan Pretenit

Sipas Hasan Pretenit, thellimit të padrejtësive dhe të shkeljeve të ligjit, i ka ndihmuar dhe po i ndihmon edhe tani gjendja e krizës në shtet dhe mos funksionimi stabil e me mbikëqyre të zbatimit të ligjeve nga ana e legjislativit.

“Kosova është në krizë. Kuvendi dhe Qeveria në ankth, legjislativi dhe ekzekutivi në këto dy dekada mundë edhe të gjejnë ndonjë faze kur kanë punuar, por prokuroria dhe hetuesia policore asnjë ditë të punës nuk e kanë pasur të suksesshme. Situata katastrofale vazhdon të jetë në këtë segment shtetërorë që nga paslufta. Asnjë rezultat pozitiv, vend i krimit, korrupsionit,shantazhit dhe i të gjitha të zezave”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, nëse vlerësohen rezultatet reale në prokurori dhe krahasohen me pagat që ata i kanë marr, kur më pak e kur më shumë, ata fare nuk e kanë merituar të paguhen sepse rezultati i tyre është zero, gjë që pastaj është reflektuar edhe në gjykatë.

“Prokurorët janë zyrtarët të cilët nuk e kanë merituar asnjë lek, keqpërdorues të pozitës,shërbyes të pa denjë të politikes, jo profesional dhe antishtetërorë. Për të vendosur në binarët funksional dhe të shëndoshë tërë sistemin e drejtësisë, nëse Kosova fiton një qeveri serioze, gjerat duhet të nisen nga fillimi, nga pika zero sepse gjithçka është e dështuar dhe kapur nga politika”.

“Me ardhjen në pushtet të një pushteti të mirëfilltë, me njerëz profesional, të guximshëm dhe patriot gjithçka duhet të fillon nga e para. As Vettingu nuk do të ketë sukses nëse nuk ndryshon politika në qeverisje sepse edhe me Vetting ndoshta edhe mundë të shpëton dikush sepse ashtu e ka politika kriminale, këtu nuk duhet të shpëton askush. Prandaj shpëtimi është nëse gjithçka niset nga fillimi”, shtoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas Pretenit, tek prokuroritë jo që duhet të largohen prokurorët, por duhet larguar dhe pastruar edhe personeli administrativ, pasi edhe menaxhuesit administrativ janë gjithashtu pjesë e së keqes.

“Është e pa mundur të kuptohet situata kur qe dy dekada shtet, prokuroritë nuk e kanë zbuluar asnjë rast, asnjë rast nuk e kanë të fituar, asnjë pasuri të konfiskuar dhe asnjë zyrtar të lartë nuk e kanë dërguar në burg”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)