“Corriere della Serra”: Rrugët që zgjedhin shqiptarët për trafikun e drogës, si e verifikojnë cilësinë e ‘mallit’

  • 15 August 2019 - 15:42
“Corriere della Serra”: Rrugët që zgjedhin shqiptarët për trafikun e drogës, si e verifikojnë cilësinë e ‘mallit’

“Brexit apo jo, ne pritje te zgjedhjes përfundimtare të Britanisë së Madhe, që gjithashtu do të revolucionarizojë modalitetet e hyrjes së të huajve ne kete vend, trafikantët e drogës kane bere levizje perpara.

Ne menyre te vecante ata shqiptarë, aftësia drejtuese e krimit prej tyre, e ardhur në rritje, është e qartë, jo më nga fjalët e analistëve, por nga arrestimet e policisë”.

Kështu e nis shkrimin e saj gazeta italiane Corriere della Serra në versionin online, me titull “Narkotrafikantët mes Brexit e Milanos. Vjedhje identiteti për drogën”.

Shkrimi vijon duke përmendur arrestimin ditët e fundit, në aeroportin Nënë Tereza, ku “policia aeroportuale ndaloi nëntëmbëdhjetë shqiptarë dhe turq, që kishin prerë bileta për në Malpensa / Orio në Serio, dhe nga atje për t’u nisur përsëri me destinacionin Londër, aty ku tregu i kokainës, heroinës dhe marihuanës po pasuron një gjeneratë shqiptarësh.

Ndarja e udhëtimit me dy pjesë, i përgjigjet qëllimit të tyre për të përfituar pikërisht në këtë periudhë, nga mbipopullimi me udhëtarë në aeroportin e Malpensas dhe Orio al Serio për shkak të mbylljes së aeroportit të Linate, në Milano,

Sipas hetuesve italianë, planet e këtyre nëntëmbëdhjetë personave të kapur në Rinas, shumica shqiptarë, janë që në bashkëpunim me turqit, të shkojnë në mbështetje me grupet trafikante në periferi të Londrës.

Sipas Corriere della Serra, të dhënat në kartat e identitetit që paraqitën ky grup shqiptarësh dhe turqish, nuk ishin false, por nuk u përkisnin atyre.

Dokumentet që ata përdornin për të kaluar kufirin, rezultonin të vjedhura në zyrat e udhëtimeve, ose të blera në këmbim të parave, ose nga çantat e rrëmbyera.

“Aksioni shënon një pikë të fortë në favor të sistemit të sigurisë së qeverisë aktuale shqiptare, e shigjetuar shpesh nga kriza e fundit e politikës së brendshme dhe akuzat që nuk lufton trafikun e drogës, aq sa vëzhguesit e huaj e kanë përcaktuar Shqipërinë si një “narkoshtet”. Sigurisht që askush nuk e përjashton që, para se të ndalohej ky fenomen, të tjerë trafikantë të drogës kanë arritur për në Britaninë e Madhe. Por të paktën, të tjerë nuk do të përpiqen. Jo të paktën përmes kësaj rruge”, vijon shkrimi.

“Në Londër, krimi shqiptar(i cili në përgjithësi ka një strukturë nga lart-poshtë, bazuar në grupe të shumta që shpesh kanë lidhje gjaku), ka dy karakterizime të dallueshme.

Bandat e të rinjve kanë zgjedhur zonat e Parsons Green, Barking dhe Dagenham dhe Kilburn si baza. “Hellbanianz” (me shkurtimin Hb), është një nga bandat më të habitshme, duke marrë parasysh shfaqjen e aktivitetit të saj përmes rrjeteve sociale që sigurojnë mijëra ndjekës.

Këta djem të mbushur me adrenalinë, të cilët në çdo rast trafikojnë sasi të vogla, janë parë me sy të keq nga “të mëdhenjtë”, të cilët mbajnë një profil të ulët dhe nuk shfaqen publikisht e në rrjetet sociale si këta të fundit, dhe që kanë lidhje të forta me bandat kalabriane.

Që nga vitet nëntëdhjetë, kur shqiptarët pushtuan rrugët e Milanos duke i mbushur ato me prostituta, deri sot, kur pushteti i tyre kriminal ka arritur në këtë pikë, ekziston një ndryshim i madh.

Aty ku shumë klane mbështeten tek ndërmjetësit, për të pasur më pak ngarkesa por me një rritje kostosh dhe rënie të pashmangshme të pastërtisë së drogës, një efekt anësor i copëzimit të zinxhirit të furnizimit, shqiptarët kanë filluar të merren direkt me trafikantët e Amerikës së Jugut. Kjo ju lejon të shkurtojnë shpenzimet dhe të kenë një verifikim të drejtpërdrejtë për cilësinë e mallit, të menjëhershëm.

Image

(Kosova Sot Online)