“Këshilltari i fuqishëm’, vjen goditja e rëndë për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun: Ja sikleti i madh i tyre...

  • 15 August 2019 - 17:39
“Këshilltari i fuqishëm’, vjen goditja e rëndë për Thaçin, Ramën dhe Haxhiun: Ja sikleti i madh i tyre...

“Duke e parë se ndarja e Kosovës ka vdekur njëherë e përgjithmonë dhe këtë ide tradhtarësh e fundosi përfundimisht Gjermania, Hashim zeza, Edvin droga dhe këlyshi i Jovica Stanishiqit, langopi i UDB-ës, Baton Haxhiu, janë në siklet dhe nuk janë aspak rehat dhe mundohen që përmes nënës tyre Rusi, t´i japin flakë serish kësaj ndarje tradhtarësh”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Reshat Badallaj, ka reaguar lidhur me deklaratën e ambasadorit të Rusisë në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, i cili ka thënë se Moska mundë të përfshihet në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke u shprehur se një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të konfirmohej në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me mbështetje të Rusisë, nëse për atë pajtohet dhe është në favor të Serbisë.

Image
Reshat Badallaj

“Rusia para së gjithash ka një qëndrim gjeneral, qasje gjeneralë, që neve na konvenon, gjithçka që i konvenon Serbisë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare”, është shprehur ai. Edhe për kufijtë? “Nëse do të ketë zgjidhje, nëse palët merren vesh rreth ndonjë opsioni, atëherë ky opsion do të duhet të përkrahet edhe nga Këshilli i Sigurimit”, ka deklaruar ambasadori rus Botsan-Kharchenko për mediet Serbe.

E sipas analistit politik, Reshat Badallaj ky qëndrim kaq “liberal” i ambasadorit rus karshi këtij procesi dëshmon se qëndrimet në mes të Thaçit dhe Vuqiqit për lëshime në dëm të Kosovës janë përafruar, dhe vetëm pritet finalizimi i marrëveshjes. 

“Ngase është një ekip i tërë i angazhuar që punon kundër interesave kombëtare, e të cilit i prijnë Hashim Thaçi, Edi Rama dhe UBD-ashet e tyre në Prishtine që të realizohet qëllimi serbo-rus për ndarjen e Kosovës. Duke e parë se ndarja e Kosovës ka vdekur njëherë e përgjithmonë dhe këtë ide tradhtarësh e fundosi përfundimisht Gjermania, Hashim zeza, Edvin droga dhe këlyshi i Jovica Stanishiqit,langopi i UDB-ës, Baton Haxhiu,janë në siklet dhe nuk janë aspak rehat dhe mundohen që përmes nënës tyre Rusi, t´i japin flakë serish kësaj ndarje tradhtarësh. UDBA famëkeqe serbe e ka dorën e gjatë dhe sa i përket Kosovës, kjo shtrigë e ka lëshuar në gjah gjarpërinjtë e nëntokës, si në këtë rast kjo treshe ogurzezë që ia bëjnë argatin Serbisë fashiste. Kjo shihet ashiqare dhe nuk do ndonjë analizë te thellë se tashme e kanë kuptuar hilen e tyre dhe shërbimet që i´a bëjnë armiqve slavo-ortodoks për para dhe për interesa të tyre personale, si ajo për t´i shpëtuar Gjykatës Speciale”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online“.

Badallaj konsideron se për ta realizuar këtë qëllim, Hashim Thaçi ka gjetur një këshilltar të fuqishëm në Prishtinë që është këmbë e krye në shërbim të Serbisë, prandaj vetëm mënjanimi i tij nga ky rol është një shans i ri për t’i shpëtuar ndarjes. 

“Krushku më famëkeq i të gjitha kohërave për copëtimin e Kosovës dhe për ta prerë me gërshërë hartash i kanë meritat këta langonjtë që janë dëshmuar baba e babagjysh në shërbim të tyre, UDBA-shi Baton Fazli Hxhiu, është bërë tepër i rrezikshëm dhe domosdoshmërish duhet ndalur rruga e tij tradhtare, ky këlysh i Serbisë, Baton Haxhiu, edhe djalin e tij e ka në gjirin e ushtrisë ruse. Rusia nuk do ta ndërpres rrugën e saj për ta mbështetur hapur Serbinë dhe se kohë pas kohe ajo kërkon turbullira dhe gjak në Kosovë dhe nga kush tjetër pos kësaj kopeje langonjsh dhe zagarësh që ushqehen nga Rusia dhe Serbia”, shtoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, duhet edhe një reagim qytetar kundër këtij projekti të ndarjes sepse nuk duhet lejuar që këtë “kope” tradhtarësh e spiunësh t’i lëmë të flasin në emër të Kosovës dhe të kombit.

“Kjo treshe Hashim Thaçi, Edi Rama e Baton Hazhiu, me besoni se kërkojnë gjakderdhje në Kosovë, këta krye idiot kërkojnë që të bëjnë katrahurë Kosovën, prandaj Serbia dhe Rusia i ndërsejnë që të lehin pa pushuar dhe të hedhin Benin në zjarr. Ç´mendojnë këta matrapazë, këta tradhtarë shkuar tradhtarëve se sipas tyre t´i jepen gjymtyrë Serbisë fashiste, që të bien medzhet në mes te Mitrovicës, që t´ia japin Ujmanin,Trepçën, populli do të rri duarkryq dhe rehat? Kjo nuk duhet lejuar kurën e kurës”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)