Haradinaj takohet me James Mattis, thotë se marrëdhëniet e tij me ndërkombëtarët janë të sinqerta

  • 15 August 2019 - 17:33
Haradinaj takohet me James Mattis, thotë se marrëdhëniet e tij me ndërkombëtarët janë të sinqerta

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj ka publikuar një foto me ish-Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, James Mattis.

Kreu i qeverisë në largim shkruan se miqësia e tij dhe e partisë që e drejton me aleatët perëndimorë është e përhershme dhe e shenjtë, duke theksuar se raportet e tij me ndërkombëtarët janë të sinqerta dhe jo servile.

“Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin”, u shpreh Haradinaj. Kryetari i AAK-së ka shkruar se falë marrëdhënieve të sinqerta me ndërkombëtarët u ndalua copëtimi i Kosovës.

“Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % Kosovës, si dhe tema të tjera”, ka shkruar Haradinaj,

Ai ka thumbuar liderët e partive të tjera duke i quajtur servilë ndaj ndërkombëtarëve. E në shkrimin e tij Haradinaj ka shkruar “Servilëve, udha e mbarë”.

(Kosova Sot Online)