Deputeti i LDK’së: Kurti nuk është kandidat i përbashkët për kryeministër

  • 15 August 2019 - 18:07
Deputeti i LDK’së: Kurti nuk është kandidat i përbashkët për kryeministër

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka treguar se i kujt do të jetë kandidati për kryeministër, në rast se partia e tij e Lëvizja Vetëvendosje vendosin që të shkojnë së bashku në zgjedhje.

Rugova tha se kreu i VV-së Albin Kurti nuk është kandidat i përbashkët, duke shtuar se kandidati do jetë nga LDK.

“Nëse do të ketë lëvizje deri atëherë, LDK dhe VV do të dalin me një listë të përbashkët. E listës do i prijë LDK”, ka thënë ai.

Kujtojmë se dy ditë më parë, kreu i LDK’së Isa Mustafa dhe ai i VV’së, Albin Kurti u takuan të vetëm në një restorant në kryeqytet.

Ndërkohë, LDK dhe Vetëvendosje ka kohë që kishin filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.

Më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit.

(Kosova Sot Online)