Ndodhë vetëm në Kosovë: Politika shpërblen militantët, një zyrtar deri në 8 vende pune

  • 15 August 2019 - 19:34
Ndodhë vetëm në Kosovë: Politika shpërblen militantët, një zyrtar deri në 8 vende pune

“Po të kishte qenë ekzekutivi i përcaktuar për përfilljen e ligjësisë në procedurë administrative do t kishte ndaluar ushtrimin jo vetëm të disa funksioneve e por asnjë funksion tjetër pos njërit. Ushtrimi i shumë funksioneve të rreth 2000 personave që ushtrojnë pozicione publike, së pakut konsiston në abuzime dhe spekulime ilegale e amorale irrituese e të dëmshme për shoqërinë publike”, tha Smaka për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse Kosova vlerësohet vendi shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë, zyrtarë të lartë të institucioneve shtetërore, të cilët prijnë për kah pagat e larta, nuk e kanë problem të sigurojnë edhe nga 8 vende pune!

Sipas Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, thuhet se janë identifikuar 1873 zyrtarë të lartë publikë që ushtrojnë më shumë se një funksion.

Sipas agjencisë, një zyrtarë i lartë ushtron tetë funksione, 2 persona kanë nga shtatë pozita të ndryshme, po ashtu 2 zyrtarë të tjerë mbajnë gjashtë vende pune, 13 zyrtarë mbajnë për të njëjtën kohë 5 funksione, 37 të tjerë gëzojnë katër puna të ndryshme, me nga tre pozita janë 366 zyrtarë, kurse me nga dy funksione në Kosovë janë 1451 zyrtarë të lartë shtetërorë.

Image
Riza Smaka

Sipas profesorit të së drejtës, Riza Smaka një gjë e tillë ndodhë vetëm në shtetin ku nuk sundon ligji, por të fortit e politikës dhe nëntokës.

Ai po ashtu thekson se ky fenomen antiligjor, po e pengon punësimin e personave të tjerë të papunë, e që në Kosovë është numër jashtëzakonisht i lartë.

Përgjegjësia për këtë uzurpim të fushës së punësimit, sipas Smakës, iu bije të gjitha qeverive të deritanishme, të cilat nuk e kanë sanksionuar me ligj të drejtën e marrëdhënies së punës dhe numrin e pozitave që mund t’i lejohen një zyrtari të cilit do nivel qoftë.

“Po të kishte qenë ekzekutivi i përcaktuar për përfilljen e ligjësisë në procedurë administrative do t kishte ndaluar ushtrimin jo vetëm të disa funksioneve e por asnjë funksion tjetër pos njërit. Ushtrimi i shumë funksioneve të rreth 2000 personave që ushtrojnë pozicione publike, së pakut konsiston në abuzime dhe spekulime ilegale e amorale irrituese e të dëmshme për shoqërinë publike. Është çështje problematike pse ekzekutivi me një urdhëresë administrative nuk e ka ndaluar angazhimin e jo pak personave publikë në më shumë se në një vend pune apo post, si dhe pse nuk e ka sanksionuar dukurin e tillë primitive , të dëmshme dhe irrituese”, tha Riza Smaka pr “Kosova Sot Online”.

Sipas Riza Smakës, duke mbajtur kështu shumë pozita, zyrtarët e lartë nuk arrijnë të kryejnë detyrat si duhet por vetëm shkel e shko sa për ta arsyetuar orarin e punës dhe përfituar pagën.

“Shkak i mungesës së efikasitetit dhe mungesës së eficiencës është pasoja që në jo pak institucione publike bëhet kryerja e punëve shkel e shko "aramara", nga se askush, ama askush nuk mund të kryej punë apo detyra pune të më shumë se të një posti , pozite apo vendi të punës. Edhe kjo dukuri tejet negative,amorale e ilegale pos pasojave të dëmshme vendit tonë i hedh edhe hije të zezë të korrupsionit gallopant të formave më se të ndryshme”, përfundoi Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)