Thaçi nuk emëron kryeinspektorin e AKI’së

  • 15 August 2019 - 20:19
Thaçi nuk emëron kryeinspektorin e AKI’së

Kabineti i Ramush Haradinajt ka treguar që emrin e Shkëlzen Sopjanit e ka propozuar tek presidenti Hashim Thaçi

Emri i tij figuron në faqen zyrtare të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Por, Shkëlzen Sopjani ka muaj që nuk është më kryeinspektor i AKI’së.

E për t`ia vazhduar edhe një mandat insistoi Ramush Haradinaj.

Kabineti i Ramush Haradinajt, në një përgjigje zyrtare për media, ka treguar që emrin e Shkëlzen Sopjanit e ka propozuar tek presidenti Hashim Thaçi.

Kjo zyrë thotë që ka kryer punën e saj, ndërkaq tashmë përgjegjësia është mbi Presidencën.

(Kosova Sot Online)