Theren me thikë dy të rinj, janë në gjendje të rëndë shëndetësore

  • 15 gusht 2019 - 23:09
Theren me thikë dy të rinj, janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Sonte rreth orës 22:00 në rrugën “Ahmet Dërguti”, janë therur me thikë dy të rinj, një vajzë dhe një djalë. Gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se si pasojë e rrahjes, dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë.

“Me 15.08.19 rreth orës 22:00, në rrugën ‘Ahmet Derguti’ të lagjes ‘Arbëria’ ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave. Si pasoj e rrahjes dy persona kanë pësuar lëndime, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime të rënda nga mjeti i ftohtë thikë”, e ka konfirmuar Kelani.

Ai ka njoftuar se njësitet policore kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin.

(Kosova Sot Online)