Kjo është frika e madhe e PDK-së, ja paralajmërimi i frikshëm për LDK-në dhe VV-në

  • 16 August 2019 - 07:40
Kjo është frika e madhe e PDK-së, ja paralajmërimi i frikshëm për LDK-në dhe VV-në

“Për me qenë sa më real me ngjarjet e viteve të fundit se çka po ndodhë me politikën Kosovare, unë mendoj që asnjëra nga këto tre parti nuk e meritojnë me qenë udhëheqëse të shtetit”, tha Grapci për Kosova Sot Online”.

Në pritje të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, partitë politike janë nisur në gjueti për partner të koalicionit, para apo pas zgjedhor, ngase janë të sigurt që humbja e besimit te qytetarët, asnjërës nga këto parti politike nuk ju mundëson rezultat zgjedhor i cili do t’i jepte mundësinë ndonjërës nga këto parti politike që të vetëqeverisë, me të dytin që del në renditje.

Image

Befasia e këtyre zgjedhjeve pritet të jetë një koalicion LDK-VV, kundër të cilit vazhdon të luftojë vazhdimisht PDK-ja, parti e cila me siguri po e sheh veten në opozitë nëse ndodhë jetësimi i koalicionit, qoftë para apo pas zgjedhor mes LDK-së dhe VV-së.

Këtë mendim ndajnë analistët politikë dhe njohësit e këtyre prapaskenave politike.

Mirëpo duke parë të kaluarën e qeverisjes aspak të mirë, disa nga njohësit e zhvillimeve politike theksojnë se Kosovës i duhet një alternativë krejtësisht e re politike për ta qeverisur, kurse të gjitha këto parti të tanishme të “pushojnë” në opozitë.

Analisti politik, Dardan Grapci nuk e mohon frikën e madhe që PDK ja ia ka koalicionit eventual mes LDK-së dhe VV-së, por ai thotë se jo vetëm këto dy parti politike, por edhe të tjerat nuk meritojnë ta qeverisin vendin, prandaj qytetari do të duhet votuar një parti krejtësisht të re që deri tash nuk është sprovuar me pushtet.

“Për me qenë sa më real me ngjarjet e viteve të fundit se çka po ndodhë me politikën Kosovare, unë mendoj që asnjëra nga këto tre parti nuk e meritojnë me qenë udhëheqëse të shtetit. Për këtë po jap vetëm disa arsye pse mendoj ashtu. PDK-ja që nga ardhja ne pushtet, me premtimet e shumta nga vetë Presidenti i tanishëm Hashim Thaçi, as 2.0% të asaj nuk i ka përmbushë, ka premtuar që do i punëson 500 mijë qytetare, do hapë vende të reja të punës etj, por asgjë nuk ka ndodhë e gjithë kjo ka qenë thjeshtë një mashtrim nga Hashim Thaçi”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci po ashtu ka mendim negativ edhe për LDK-në, e cila nuk mundi të ju reziston qarjeve të brendshme dhe luftës për pushtet e pasurim individual, menjëherë pas vdekjes së Presidentit, Ibrahim Rugova.

“LDK-ja e ka marrë teposhtën që nga vdekja e ish-Presidentit Rugova, LDK-ja më nuk është ajo parti siç ka qenë më përpara, tani në fakt po punojnë për interesat e tyre personale, dhe po shikojnë se kush të pasurohet, e kush të punësohet, këta persona që sot po e udhëheqin LDK-në ia kane humbur imazhin dhe primatin popullor dhe të një partie institucionaliste LDK-s”, tha Grapci për Kosova Sot Online”.

Po ashtu, ai thotë se edhe VV-ja si parti politike asnjëherë nuk ka treguar se është e interesuar për shtetin e Kosovës, por vazhdimisht ka shikuar me sy nga Shqipëria.

“LVV-ja që nga themelimi i saj si lëvizje por edhe si parti politike, gjithmonë e kane treguar që nuk janë pro Kosovës, por Shqipërisë, asnjëherë nuk e kanë pranuar e as nuk e pranojnë Flamurin e Kosovës, nuk i pranojnë ligjet e Kosovës, nuk i pranojnë dokumentacionet e Kosovës etj, në njëfarë mënyre LVV-ja më shume po anon kah komunizmi se sa demokracia, prandaj LVV-ja nëse e merr pushtetin, asgjë populli nuk është duke hequr tani cka do të heq me LVV-në në pushtet”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, Grapci thotë se nëse Kosova ka arritur të ketë një qytetari të pjekur dhe të vetëdijesuar për 20 vite të dështuara që po lëmë mbrapa, këtyre partive politike nuk do të duhej besuar votën për të na qeverisur.

“Këto janë disa arsye pse këto tre parti nuk duhet ta udhëheqin Kosovën, unë them dhe ju bëjë apel qytetarëve të Kosovës, me të vërtetë le të mendojnë mirë, le ti hapin sytë dhe lë ti qelin veshët , dhe le të ja japin votën një partie politike apo koalicioni të ri të partive politike që asnjëherë nuk ka qenë në pushtet, një partie e cila me të vërtetë edhe do të proteston që Kosova të lirohet nga kthetrat e këtyre politikanëve që e morën në qafë popullin, vetëm duke i votuar partitë e vogla, Kosova do ngjallet dhe do shkëlqej sepse ato të gjitha së bashku kanë mundësi për ndryshime pozitive dhe reforma në shoqëri e zhvillim të shtetit”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)