E rëndë në Prishtinë: Persona të panjohur Dalin nga makina, therin dy të rinj, si ndodhi ngjarja

  • 16 August 2019 - 07:51
E rëndë në Prishtinë: Persona të panjohur Dalin nga makina, therin dy të rinj, si ndodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Persona të panjohur kanë dalë nga vetura derisa kanë therur dy të rinj të tjerë të cilët ishin duke ecur, një vajzë dhe një djalë, derisa gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

I plagosur ka mbetur një 19 vjeçar i cili raportohet se është në gjendje të rëndë.

Viktima është duke u operuar në QKUK, mëson se bëhet fjalë për B.A.

Ndryshe, ai bashkë me një vajzë tjetrën ishin duke ecur në rrugën “Ahmet Dërguti” , derisa u sulmuan nga disa persona të panjohur, të cilët dolën nga makina dhe kryen veprën.

Dyshohet e sulmit u bë për hakmarrje, që ka të bëj me therjen e dy muajve të parë që ndodhi në rrugën “Rexhep Luci”. Derisa mediumi mëson se dy të rinjtë janë sulmuar nga tetë persona që kanë ardhë nga një lagje tjetër e kryeqytetit, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës:

Me 15.08.19 rreth ores 22:00, ne rrugen Ahmet Derguti te lagjjes Arberia ka ndodhur nje rrahje ne mes te disa personave. Si pasoj e rrahjes dy persona kane pesuar lendime, dyshohet se personat kane pesuar lendime te renda nga mjeti i ftoht thike. Njesitet policore kane dalur menjehere ne vendin e ngjarjes dhe jane duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, perderisa dy personat e lenduar jane duke u trajtuar ne QKUK.

(Kosova Sot Online)