Femrës i gjendet arma pa leje në Pejë

  • 16 August 2019 - 10:45
Femrës i gjendet arma pa leje në Pejë

Policia në rajonin e Pejës ka raportuar se sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Zahir Pajaziti, gjatë një kontrolli në automjetin e një femre është gjetur një armë pa leje.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarës femër K/Shqiptare është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë copë fishekë”, thuhet në raportin e Policisë nga rajoni i Pejës.

E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)