Prishtinasi gjen kuletën me 1570 euro në stacionin e autobusëve, por nuk e raporton, e pëson keq pasi policia shikon kamerat

  • 16 August 2019 - 10:50
Prishtinasi gjen kuletën me 1570 euro në stacionin e autobusëve, por nuk e raporton, e pëson keq pasi policia shikon kamerat

Një person është arrestuar pasi që i njëjti në stacionin e autobusëve në Prishtinë, ka gjetur portofolin i cili i kishte humbur viktimës në të cilin kishte para rreth 1570 €, dhe nuk e kishte raportuar askund.

I dyshuari është zbuluar përmes kamerave të sigurisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)