Dëshmorët e pushtetit na i solli në Tiranë, vetë viziton Serbinë për miliardat e investimeve turke

  • 16 August 2019 - 10:56
Dëshmorët e pushtetit na i solli në Tiranë, vetë viziton Serbinë për miliardat e investimeve turke

Ndërkohë që kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, e thërret “ si kone” në rezidencat e tija private për ti dhënë porositë e rastit, presidenti i Turqisë Erdogan brenda një periudhe të shkurtër do të vizitojë Beogradin me rastin e investimeve turke në Serbi. Agjencia Shtetërore e lajmeve Tanjug ka njoftuat së fundmi se  presidenti, Rexhep Taip Erdogan, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 gusht, ku do të pritet nga Aleksandër Vuçiç dhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të Serbisë.

Mësohet se qëllimi kryesor i vizitës së presidentit turk në Serbi, lidhet me nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë. Ky projekti kap shifrën e 3 miliardë eurove dhe punimet kryhen nga kompania turke, Tasyapi. Vetë Turqia është financuesja kryesore e këtij investimi gjigant, ndaj Erdogan ka zgjedhur që të jetë i pranishëm personalisht.

Nëpërmjet kësaj autostrade të financuar nga Turqia, Serbia do të lidhet me korridorin 5 që nis në Bosnje-Hercegovinë, për të kaluar në Kroaci dhe për të përfunduar në Hungari. Vitet e fundi marrëdhëniet e presidentit Erdogan me atë të Serbisë Vuçiç kanë qenë shumë të forta, por kjo “miqësi” ka veçanti reflektimin e investimeve të mëdha turke në Serbi, jo vetëm në infrastrukturë por edhe në fabrika dhe uzina që kanë punësuar mijëra njerëz.

Nga na tjetër sipas një konspiracioni urban në vendin tonë, presidenti i Turqisë Taipi Erdogan me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ka një miqësi të madhe personale dhe janë “vëllamë”. Por në realitet sipas fakteve pozicioni i Ramës në këtë   marrëdhënie është më shumë ai i një vasali, apo ushtari të bindur e të kapur.

Fakt është që Rama thirret ne rezidencat e Erdogan sa herë që ky ka për ti dhënë ndonjë porosi “specifike” siç është për shembull  lufta për të goditut ( si edhe ndodhi)  rrjetin e shkollave të suksesshme të Gylen në Shqipëri,  apo si në rastin e fundit për të vendosur memorialin në Tiranë në përkujtim të dëshmorëve të pushtetit të tij.

Ndërkohë që Erdogan, që kur Rama ka ardhur në pushtet, e ka vizituar Tiranën vetëm një herë, në maj të vitit 2015 me rastin e investimit për xhaminë e madhe të Namazgjasë, Serbinë e Vuçiç ai e ka vizituar herën e fundit në tetor të vitit 2017 i shoqëruar nga qindra investitorë dhe do të rikthehet në 28 gusht të këtij viti për të inspektuar dhe inauguruar miliardat turke në këtë vend të Ballkanit Perëndimorë.

 Kujtojmë se ndërkohë që Erdogan shkon te Vuçiç në Beograd për autostradën 3 miliard euro, Ramën e thiri në vilën  e tij të pushimeve në Mrmara për “investimin” në Tiranë të memorialit  kushtuar dëshmorëve të 15 korrikut 2016, që ranë në mbrojtje të pushtetit të tij absolut.

Image

(Kosova Sot Online)