Këta janë personat që kryen tentim vrasje mbrëmë në Prishtinë

  • 16 August 2019 - 11:38
Këta janë personat që kryen tentim vrasje mbrëmë në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 22:00 një incident ka ndodhur në kryeqytet, ku dy persona pas therjes me thikë kanë mbetur rëndë të lënduar.

Gjendja shëndetësore e njërit nga të lënduarit ishte e rëndë, por që është përmirësuar pas ndërhyrje kirurgjike në QKUK.

B.A ka patur ndërhyrje në stomak dhe i njëjti është dërguar për shërim të mëtutjeshëm në kirurgjinë abdominale, ndërsa gjendja e tij është e përmirësuar.

Burime të Indeksonline mësojnë edhe emrat e të dyshuarve që qëndrojnë prapa këtij sulmi. I.D, D.G, R.H, J.K dhe E.G janë disa nga personat që dyshohet se kanë sulmuar dy të rinjtë mbrëmë në rrugën “Ahmet Dërguti”.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për plagosjen e mbrëmshme që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku dy persona kanë mbetur në gjendje të rëndë.

Përmes raportit 24-orësh bëhet e ditur se janë arrestuar pesë meshkuj të dyshuar pasi që të njejtët së bashku me dy meshkuj të tjerë dyshohet se për qëllim të hakmarrjes, pas një mosmarrëveshje të vjetër kanë sulmuar dy viktima, meshkuj, me thikë, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Të dy viktimat janë dërguar për tretman në QKUK, e sipas mjekëve, njëri nga viktimat ka lëndime më të rënda trupore.

Policia ka bërë të ditur tutje, se kanë konfiskuar një veturë, derisa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur rreth oërs 22:00, në rrugën “Ahmet Dërguti”.

(Kosova Sot Online)