Gruaja monstër, e shtëpisë së “skllaveve të seksit” që ka tronditur botën

  • 16 August 2019 - 12:42
Gruaja monstër, e shtëpisë së “skllaveve të seksit” që ka tronditur botën

Rasti i Jeffrey Epstein, që u vetëvra në burg para disa ditësh, ka shokuar botën.

Kjo, për faktin se miliaderi, i njohur për lidhjet me njerëzit më të fuqishëm në botë, duke nisur nga Donald Trump e Bill Clinton, për vite me radhë ka abuzuar seksualisht me dhjetra vajza të mitura, që i përdorte si skllave seksi.


Por, ndërsa Epstein tashmë ka vdekur, sytë janë drejtuar nga një tjetër personazh: Ghislaine Maxwell.


Kjo e fundit ishte ajo që i siguronte Epstein vajza të mitura, për orgjitë në të cilat dyshohet se merrnin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe njerëz me pushtet në fusha të ndryshme të shoqërisë.

Së fundmi, në media janë publikuar disa foto të saj me bikini, të bëra në vitin 1999, kur ajo ishte 37 vjeç.

Ata që kanë bërë fotot thonë se Ghislaine dukej se flirtonte edhe me aparatin, ndërsa përmendte se kishte shumë dildo në shtëpi.


Ajo ka përmendur edhe skenat e seksit që bëheshin në ishullin e Epstein, ndërkohë që një vit më vonë ka takuar Virginia Roberts në një festë të Donald Trump, dhe e ktheu atë në një skllave seksi të Epstein.

Ghislaine është vajza e pronarit të njohur të mediave Robert Maxwell dhe ka qenë ajo që e ka ndihmuar fillimisht Epstein, që të hyjë në botën e të famshmëve dhe politikës.


Ajo e ndihmoi Epstein për të çimentuar miqësitë e tij me Princin Andreë, Donald Trump, Bill Klinton, Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, Woody Allen etj, për të përmendur disa emra të famshëm.

Por çuditërisht, pavarësisht akuzave në drejtim të saj për skllavet e seksit, ende Ghislaine nuk është marrë në pyetje dhe nuk dihet nëse do të merret si e pandehur.

 

(Kosova Sot Online)