Edhe sot pritje të gjata në Merdare

  • 16 August 2019 - 13:14
Edhe sot pritje të gjata në Merdare

Edhe këtë të premte bashkatdhetarët po përballen me pritje të gjata në pikë kalimin kufitar në Merdare.

Në orët e mesditës në këtë pikë kufitare, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në gjashtë orë, ndërkaq kolona është e gjatë mbi 1.6 kilometër.

Në pikëkalimin e Mutivodës pritjet në dalje janë deri në katër orë, në Dheu i Bardhë dhe Jarinjë deri dy orë e gjysmë.

Image

(Kosova Sot Online)