Izreali ndryshon mendje, i lejon hyrjen njërës prej kongresmeneve amerikane

  • 16 August 2019 - 13:58
Izreali ndryshon mendje, i lejon hyrjen njërës prej kongresmeneve amerikane

Njëra prej kongresmeneve demokrate do të lejohet që të futet në Bregun Perëndimor që të vizitojë gjyshen e saj, konfirmon ministri i brendshëm izraelit.

Bëhet fjalë për Rashida Tlaib. Anëtarja e kongresit amerikan do të lejohet të futet në tokën e okupuar palestineze pas një ndalese të mëhershme nga shteti çifut. Por kolegia e saj Ilhan Omar nuk do të lejohet të futet. Izraeli mori vendimin bër ndalesë të këtyre kongresmeneve pas presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Tlaib bëri një lutje ndaj shtetit izraelit për lejim të hyrjes pasi që gjyshja e saj është në gjendje të keqe dhe është në moshë të shtyer.

Donald trump ka pasur një debat publik me këto dy kongresmene. Ato e kishin quajtur Trumpin racist.

(Kosova Sot Online)