Ramush Haradinaj në Rahovec, 100% në fushatë parazgjedhore!

  • 16 August 2019 - 14:38
Ramush Haradinaj në Rahovec, 100% në fushatë parazgjedhore!

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar festivalin kulturor “HardhFest” për të bërë fushatë parazgjedhore.

Aty, Haradinaj ka dhënë disa premtime për lehtësira tatimore dhe me politika fiskale në mbështetje të prodhimit vendor.

“Gjithmonë në krah të rahovecjanëve për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme”, ka thënë ai.

Haradinaj, ka përmendur disa herë “100%” duke e ndërlidhur me vendimin për taksën, të cilin ka filluar ta përdor në kuadër të fushatës.

“Të përcaktuar 100% edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit e nepotizmit, por të vendosur poashtu që në luftimin e këtyre dukurive, të jemi të sinqertë deri në fund”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Mesazhi im për qytetarët e Rahovecit në Hapjen e HardhFestit

Në mbështetje 100% të vreshtarëve, fermerëve dhe afaristëve të Rahovecit! Do të vazhdojmë me lehtësira tatimore dhe me politika fiskale në mbështetje të prodhimit vendor. Gjithmonë në krah të rahovecjanëve për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme. Të përcaktuar 100% edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit e nepotizmit, por të vendosur poashtu që në luftimin e këtyre dukurive, të jemi të sinqertë deri në fund!

(Kosova Sot Online)