Këta janë gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë…

  • 16 August 2019 - 15:48
Këta janë gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë…

Gjarpërinjtë mund të përbëjnë rrezik të madh për jetën e njerëzve.

Teksa vetëm një fraksion nga mijëra specie e gjarpërinjve janë helmues, Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit që vdekjet nga pickimi i tyre janë nga 20 mijë deri në 94 mijë njerëz në botë, çdo vit.

Kobra e pyllit gjendet në Afrikën Qendrore dhe shkon deri në 2.5 metra e gjatë.

Gjarpëri Tigër gjendet në Australinë jugore dhe lindore. Ata janë të qetë dhe super helmues.

Nëpërka e zakonshme europiane është e përhapur gjerësisht në Europë e Azi. Është një gjarpër i ngadaltë, që është diçka tepër pozitive, duke marrë parasysh helmin vdekjeprurës që ka.

Taipani i zakonshëm. Edhe ky lloj gjarpri gjendet në veri dhe lindje të Australisë. Rreth 90 për qind e pickimit të taipanit është potencialisht vdekjeprurës.

Nëpërka me brirë e Saharasë, e njohur ndryshe si nëpërka me brirë e shkretëtirës është ndër gjarpërinjtë më të zakonshëm në Afrikën e Veriut dhe Lindjes së Mesme.

Kraiti indian është ndër gjarpërinjtë më helmues në Indi.

Gjarpri i detit me bark të verdhë gjendet në ujërat tropikale nëpër botë, përfshirë ato pranë Kalifornisë. Këta gjarpërinj besohet se nuk kanë grabitqarë që t’i venë në rrezik.

Bloomslang është një gjarpër që rri në pemë dhe ndodhet në Afrikë. Kamuflimi i pabesueshëm që ka e bën tepër të rrezikshëm.

Gjarpëri tigër me zile është i zakonshëm në Amerikë, kryesisht në Arizonë.

Mamba e zezë është “e shpejtë, nervoze, me helm vdekjeprurës dhe nëse ndihet e kërcënuar, bëhet tepër agresive”.

Gjarpri lindor kaf gjendet në Australi. Ai është gjarpri që shkakton më shumë vdekje të australianëve në krahasim me gjarpërinjtë e tjerë.

Gjarpri i detit Dubois gjendet në ujërat australiane.

Taipani i nëntokës gjented në Australi dhe mund të jetojë në kushte ekstreme thatësie.

(Kosova Sot Online)