Aksident në fshatin Poklek, lëndohen gjashtë persona

  • 16 August 2019 - 18:11
Aksident në fshatin Poklek, lëndohen gjashtë persona

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 15:40 në rrugën Komoran–Drenas, gjëgjësisht në fshatin Poklek ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve në lëvizje.

Bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar gjashtë persona.

Muajt e fundit aksidentet në vend janë shtuar. Ka pasur edhe raste kur kanë përfunduar me fatalitet.

(Kosova Sot Online)