Vrasja e shqiptarit 20 vjeçar në Gjermani. Çfarë ndodhi menjëherë pas krimit, emri “Tattoo” dhe detaje të tjera…

  • 16 August 2019 - 19:08
Vrasja e shqiptarit 20 vjeçar në Gjermani. Çfarë ndodhi menjëherë pas krimit, emri “Tattoo” dhe detaje të tjera…

Gjendja e 31-vjeçarit shqiptar i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Vorsfelde, tani është stabilizuar. Ai nuk është më në rrezik vdekjeprurës, konfirmoi zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus.

Ende mbeten mister arsye pse u qëllua me armë ndaj 31 vjeçarit dhe një shqiptari të dytë 20 vjeçar, i cili humbi jetën pak orë pas të shtënave në një spital në Braunschweiger. I ndjeri sapo kishte shkuar në Gjermani nga Burreli.

Teksa mbeten mister shkaqet e krimit të rëndë, komisioni hetimor për vrasjen dhe plagosjen është pagëzuar “Tattoo”. Kjo shtron pyetjen pse u pagëzua komisioni i vrasjes “Tattoo”. “Në përgjithësi, emri ka të bëjë me rastin, arsyet e sakta, por unë nuk mund të tregoj për arsye taktike të vendosjes së këtij emri”, tha zëdhënësi i policisë Claus.

Ai nuk ka preferuar të japë detaje të tjera rreth hetimit, ndërsa mediat gjermane shkruajnë se një makinë me targa të Frankfurtit është parë në vendin e krimit rreth orës 22:00 dhe aktualisht ajo është e sekuestruar ndodhet pranë laboratorit të kriminalistikës.

Çfarë ndodhi pas krimit?

Menjëherë pasi ndaj tyre është qëlluar me armë, 31 vjeçari i plagosur rëndë është zbuluar në banesë. Burri i dytë, 20 vjeçari, Keidi Pasha u zbulua i shtrirë në rrugë. Plaga e tij me armë ishte aq e rëndë sa vdiq më vonë gjatë natës në klinikën Braunschweig.

Për shkak se hetuesit besuan se të dyshuarit mund të fshiheshin pas të shtënave në Vorsfelde, zona u vëzhgua natën deri të mërkurën dhe gjatë ditës më pas. 

Mediat gjermane shkruajnë se ngjarja që çoi në vrasjen e përgjakshme nuk ka filluar në vendin e krimit në Meinstrasse, por gjetkë në një dyqan. Atje viktimat mund të jenë konfliktuar me autorin ose autorët, që pasoi më pas me vrasje.

Trotuari në Meinstraße kishte gjurmë gjaku në më shumë se 40 metra, çka është dashur ndërhyrja e makinerive me ujë për ta pastruar.

Pas incidentit, gjurmët e gjakut dhe rrethina u fotografuan nga ajri me një dron të posaçëm të aftë për të bërë fotografi 3D. Policia më pas siguroi gjurmët e gishtërinjve në apartamentin në Meinstraße, në derën e përparme dhe në dritare.

Në një njoftim për shtyp pasditen e së enjtes, policia u bëri thirrje banorëve, kalimtarëve dhe përdoruesve të rrugës që të ndihmojnë. “Ne jemi në kërkim të regjistrimeve video dhe fotografike të bëra në vendin e ngjarjes në Meinstra afër Schützenplatz, qoftë me telefona celularë ose kamera vëzhgimi, ashtu edhe me kamera nga automjetet”, thekson policia.

Menjëherë pas veprës, dëshmitarët panë një makinë që autori i krimit mund të ishte larguar.

Image

(Kosova Sot Online)