Krokodili tërheq nga varka dhe e gëlltit të gjallë një 10-vjeçar para syve të familjarëve

  • 16 gusht 2019 - 22:51
Krokodili tërheq nga varka dhe e gëlltit të gjallë një 10-vjeçar para syve të familjarëve

Në jug të Filipineve, një krokodil hëngri një djalë 10 vjeçar përpara familjes së tij, pasi e tërhoqi nga një varkë prej druri.

Siç raportojnë mediat e huaja, “krokodili i grykëderdhjes” e tërhoqi djalin ulur në pjesën e pasme të varkës, ku ishte bashkë me të vëllain dhe motrën e tij më të madhe. 

Ai u raportua se u rrëmbye nga një varkë ku po kalonte së bashku me dy vëllezërit e motrën e tij më të madhe pranë qytetit të Balabac, një zonë e famshme për sulmet nga krokodilët.

Babai i djalit e kërkoi atë gjatë tërë natës, por eshtrat e tij u gjetën më vonë nga një peshkatar në një moçal aty pranë. Krokodili i grykëderdhjes është zvarraniku më i madh në botë.

(Kosova Sot Online)