Skandali i madh në Telekom, kërkohet konfiskimi i pasurisë së Blerim Devollit

  • 17 August 2019 - 07:48
Skandali i madh në Telekom, kërkohet konfiskimi i pasurisë së Blerim Devollit

“Sa i përket fitimit ilegal të Z-MOBILE, unë mendoj që duhet në mënyre ligjore tu sekuestrohet nga Gjykata, të dëmshpërblehet Telekomi si dhe ti kthehen numrat që ia kanë dhënë në përdorim Blerim Devollit në atë kohë për ta krijuar Z-MOBILE, si dhe të mbyllet përfundimisht ky operator virtual i cili jo vetëm që e ka dëmtuar TELEKOMIN, por edhe qytetarin”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci vonesën gati dhjetë vjeçare të ekspertëve të Telekomit për ta përcjellë ecurinë e funksionimit të Z-Mobile në kuadër të sistemit Vala, si operator virtual, dhe efektet financiare në raport me Vala, thekson se ka ndodhur pikërisht nga mungesa e guximit për të vepruar, pasi që në fillim kontrata ka pasur qëllim kriminal dhe shkatërrues.

Image

Sido qoftë, ai thotë se është pozitive që është hartuar një raport i tillë, dhe tani Telekomi ka arsye që t’i rikthen numrat e Z-Mobile në pronësi të veten dhe të kërkojë dëmshpërblimin nga Z- Mobile, dhe me procedurë gjyqësore t’i konfiskohet pasuria Blerim Devollit e fituar nga Z-Mobile.

Krejt në fund, Grapci thotë se operatori virtual Z-Mobile duhet të ndalohet së funksionuari.

“Është një fjalë që thotë se më mirë dikur se kurrë. prandaj ndoshta mundë të jetë shumë 10 vite vonesë, që askush nuk ka pasur guxim që të merret me hetimet ndaj Z-Mobile dhe Telekomit, por është një gjë pozitive ku këto hetime kanë filluar dhe kanë përfunduar me sukses, por pyetje që duhet të shtrohet është çka do të ndodhë tani me Telekomin?

E këtu për mendimin tim është ditur që Z-MOBILE nga fillimi kur ka filluar punën si operator ka bërë shumë devijime, konkurrencë jo lokale brenda llojit, ndryshime në çmime dhe në pako. E mbaj në mend kur shumë reklama nëpër qytet me fllajera, postera etj, shfaqeshin tek qytetarët ku shkruhej se - VETEM ME 3 EURO, TI FITON 200 SMS, 200 MINUTA DHE 500 MB INTERNET (3G) FALAS, nga ana tjetër Vala 900, sapo e kishte filluar procesin e aplikimit për 3G, ku nga kjo e kam kuptuar si qytetar se Z-MOBILE është duke e shkelur rregulloren dhe marrëveshjen me VALA 900”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci thotë se tani Telekomi dhe Vala janë në epërsi veprimi, dhe nuk duhet të ndalen për të realizuar të gjitha të drejtat mbi shkeljet e konstatuara nga ekspertët e Telekomit.

“Sa i përket fitimit ilegal të Z-MOBILE, unë mendoj që duhet në mënyre ligjore tu sekuestrohet nga Gjykata, të dëmshpërblehet Telekomi si dhe ti kthehen numrat që ia kanë dhënë në përdorim Blerim Devollit në atë kohë për ta krijuar Z-MOBILE, si dhe të mbyllet përfundimisht ky operator virtual i cili jo vetëm që e ka dëmtuar TELEKOMIN, por edhe qytetarin”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, derisa gjithçka është publike dhe analitike e konstatuar, prokuroria nuk ka më pse të hezitojë dhe të mos e trajtojë këtë skandal me urgjencën më të madhe.

“Prokuroria nuk duhet ti mbyllë sytë nga ky skandal 10 vjeçar, duhet ta kenë parasysh se asgjë nuk ka shkuar sipas marrëveshjes, që nga fillimi e deri më sot Z-MOBILE e kanë shkelur kontratën, e ka shkelur ligjin si dhe po tenton që të këmbëngulë në mbajtjen e numrave në pronësi të veten, kinse numrat që i posedon janë të Z-MOBILE e jo të TELEKOMIT. Nëse me të vërtetë Prokuroria vendore edhe kësaj radhe vendos ti mbyllë sytë, atëherë Telekomi i Kosovës duhet të kërkoj me ligj që këtë çështjen ta qoj deri në instancat më të larta të drejtësisë ndërkombëtare sepse vetëm kështu mund të fitohet e drejta dhe të dënohen ata persona të cilët janë të përfshirë në këtë kontratë shkatërrimtare, kushdo që janë ata persona”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)