Skandali i sigurimit të Presidentes Kolinda Kitarovic, ju vidhen radiolidhjet

  • 17 August 2019 - 08:02
Skandali i sigurimit të Presidentes Kolinda Kitarovic, ju vidhen radiolidhjet

Ministria e Punëve të Brendshme të Kroacisë njoftoi se atyre ju vodhën pjesë të pajisjeve të policëve nga vetura e sigurimit që kanë detyrë mbrojtjen e familjes së presidentes kroate, ky është rasti i dytë i skandalit me mbrojtjen e afërt të policisë kroate, këtë muaj dikush ju vodhi edhe armët zyrtare

Vjedhja nga vetura ndodhi në një periudhë gjatë të cilës , për shkak të rrethanave të kryerjes së detyrave zyrtare, vetura kishte mbetur e pa mbikëqyrje në një kohë të shkurtër.

Ishte nisur procedura për përcaktimin e përgjegjësisë së oficerëve të policisë për shkelje gjatë shërbimit zyrtarë dhe është caktuar masa disiplinore e përshtatshme me shkeljen në detyrë, theksoi ministria e brendshme, njoftojnë mediat kroate.

Ky nuk është rasti i vetëm këtë muaj i neglizhencës së policisë kroate dhe këtij njësiti të posaçëm të mbrojtjes së afërt, pasi dy policë janë suspenduar nga detyra kur dikush ju vodhi armët zyrtare.

(Kosova Sot Online)