Gënjyen njerëzit për lindjen dhe vdekjen e foshnjës, përdorën një kukull

  • 17 August 2019 - 08:47
Gënjyen njerëzit për lindjen dhe vdekjen e foshnjës, përdorën një kukull

Një çift i ri në Pensilvani është akuzuar se kanë mashtruar familjen dhe miqtë për lindjen dhe vdekjen e foshnjës së tyre, në mënyrë që të merrnin prej tyre më shumë se 600 dollarë ‘cash’ dhe dhurata.

Pasi dolën detaje të hollësishme të skemës së vjedhjes, Kaycee dhe Geoffrey Lang u akuzuan për mashtrim dhe vjedhje.

Policia tha që Kaycee kishte mashtruar duke pretenduar se ishte shtatzënë, postoi fotografi në ‘Facebook’ dhe të gjithë mendonin se ishte bërë me djalë.

Miqtë prisnin që çifti të organizonte një “baby shower”, duke i dhënë atyre dhurata dhe lekë. Të rinjtë zbuluan për familjen dhe miqtë më 3 korrik se djali i tyre, Easton Walt Lang, kishte lindur dhe ata madje postuan një fotografi të foshnjës në ‘Facebook’.

Por Kaycee dhe Geoffrey shumë shpejt lajmëruan se pas lindjes djali i tyre i vogël kishte vdekur në mënyrë tragjike.

Një faqe ‘GoFundMe’ u krijua shpejt për të mbledhur fonde për ceremoninë e varrimit të Easton. Shoqja e Kaycee, Cynthia Dilascio tha për se prindërit pretendojnë se shkaku zyrtar i vdekjes kishte lidhje me frymëmarrjen pasi fëmija lindi me lëng në mushkëri.

Kur ajo bëri disa verifikime dhe pa që nuk kishte asnjë llogari të hapur me emrin Waston Walt Lang, ajo njoftoi policinë.

Autoritetet thanë që gjatë hetimit, ata zbuluan një ‘kukull foshnje’ në shtëpinë e çiftit dhe se kukulla përputhet me foton e foshnjës së postuar në ‘Facebook’.

Autoritetet gjithashtu zbuluan se nuk kishte të dhëna zyrtare të lindjes ose vdekjes së foshnjës.

Shoqata ‘GoFoundMe’ reagoi duke thënë se të gjithë lekët do të ktheheshin. Policia po ndjek procedurat e nevojshme për çiftin që akuzohet për mashtrim dhe vjedhje.

Image
Image

(Kosova Sot Online)