Termeti ‘shkund’ Greqinë

  • 17 August 2019 - 08:50
Termeti ‘shkund’ Greqinë

Banorët dhe turistët në Greqi janë zgjuar nga një tjetër tërmet. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një lëkundje me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në një zonë detare 65 kilometra në jug-perëndim të Zakynthos.

Sipas ESMC, tërmeti kishte një thellësi prej 2 km. Nuk dihet ende nëse lëkundjet kanë shkaktuar dëme në vend. Në muajin korrik të këtij viti një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë ka goditur Athinën.

(Kosova Sot Online)