Thaçi përkujton Fazli Greiçevcin në 55 vjetorin e vrasjes

  • 17 August 2019 - 09:08
Thaçi përkujton Fazli Greiçevcin në 55 vjetorin e vrasjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar mësuesin dhe patriotin Fazli Greiçevcin.

Thaçi ka shkruar  në faqen e tij në Facebook në kujtim të 55 vjetorit të vrasjes së mësuesit dhe patriotit Fazli Greiçevcit.

Ai ka shkruar se Fazli Greiçevci u mbyt mizorisht në burgun e Prishtinës.

“Para 55 viteve u mbyt mizorisht në burgun e Prishtinës njëri ndër patriotët më të shquar të lëvizjes kombëtare, mësuesi dhe edukatori Fazli Greiçevci”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi ka shkruar se emri i Fazli Greiçevcit u bë frymëzim për gjeneratat atdhedashëse.

“Emri i tij u bë simbol i flamurit tonë kombëtar dhe frymëzim për gjeneratat atdhedashëse që vijuan përpjekjet për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot Online)