Shpejtim Bulliqi: Më linçoi kreu i LDK-së, ja pse iu bashkova VV-së

  • 17 August 2019 - 09:28
Shpejtim Bulliqi: Më linçoi kreu i LDK-së, ja pse iu bashkova VV-së

Kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, njëherësh ish deputet i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se puna e tij 29 vjeçare në LDK, ka bërë që të jetë ndër njerëzit e parë që ka kaluar në të gjitha proceset e formimit të kësaj partie.

Ai thotë se pavarësisht përkrahjes së elektoratit ai u linçua nga persona të caktuar brenda këtij subjekti.Bulliqi në Interaktiv thotë se aderimin e tij në Vetëvendosje përkon me programin e tyre, duke shtuar se kjo nuk është hakmarrje ndaj ish-subjektit të tij.

“Unë mendoj që kalimi im në LVV është një pozicion që gjatë gjithë kësaj kohe ka përkuar me programin e këtij subjekti”, thotë ai.Ai tutje shton se ka raporte të mira me një numër të madh të personave në subjektet politike, duke shtuar se ka bashkëpunim edhe me kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj.Ai thotë se është anëtarë i thjesht i VV-së, derisa ka theksuar se nuk ka shkuar për të marrë poste.

“Unë jam linçuar nga koka e LDK-së dhe jo nga të gjithë anëtarët e kësaj partie. Unë kam bashkëpunim shumë të mirë me kolegët deputet për shkak të qëndrimeve të përbashkëta”, tha ai.Duke komentuar dorëheqjen e tij pikërisht në ditën kur u rizgjodh Isa Mustafa, ai thotë se nuk është pajtuar me procesin e brendshëm zgjedhorë brenda partisë.

“Unë kam shpresuar shumë që LDK do ta tregojë vetën dhe ta marrë timonin e drejtimit të saj, procesi zgjedhor ishte siç ishte, dhe unë e pash vetën që jam i tepërt aty dhe nuk mund të rri”, thotë ai.Ai tutje ka thënë se nuk do t’i pengonte koalicioni mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.Bulliqi ka thënë se Vetëvendosje ka struktura dhe njerëz të përgatitur.Lidhur me komentin e Isa Mustafës rreth aderimit të tij në Vetëvendosje, ai ka thënë se mburret me punën e tij në komisionin për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.“Unë e kam kryer punën time profesionale për komisionin. Ai komision ende po vazhdon. Unë e kam dhënë premtimin dhe unë do ta mbaj. Komisioni ynë e ka bërë punën por janë institucionet që duhet t;i shtyjnë punët përpara”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)