Serbia vazhdon me gënjeshtrat për Kosovën, tash i përfshinë edhe shtetet e QUINT-it

  • 17 August 2019 - 10:05
Serbia vazhdon me gënjeshtrat për Kosovën, tash i përfshinë edhe shtetet e QUINT-it

Beogradi po vazhdon fushatën e tij kundër njohjeve të Kosovës. Sidoqoftë, mediat në Serbi shkruajnë sot se shtetet e QUINT-it po lobojnë fuqishëm tek vendet të cilat e kanë njohur Kosovën, që mos ta bëjnë tërheqjen e aktit

Sipas burimeve të “Novostit”, Gjermiania, Britania, SHBA-të, e Franca po e udhëheqin luftën kundër tërheqjes së njohjeve të Kosovës.

I vetmi shtet i cili sipas këtyre burimeve nuk është duke e bërë një gjë të tillë është Italia.

Burimet e kësaj gazette thonë se shtetet e lartëpërmendura janë duke bërë presion constant mbi zyrtarët e shteteve të Amerikës Latine, Azisë, Afrikës për mos ta tërhequr njohjen e Kosovës.

Ndryshe, Kosova në mandantin e ministrit të Jashtëm Pacolli, është njohur vetëm nga dy shtete.

Homologu serb i Pacollit, Ivica Daçiq tha mbrëmë se një shtet tjetër e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës, e që sipas tij emrin do të bëj publik javën e ardhshme.

Nga MPJ ndërkaq ende nuk janë deklaruar për çështjen në fjalë.

(Kosova Sot Online)