Në mes të Tiranës ndodhet një memorial për ushtarët serbë

  • 17 gusht 2019 - 12:11
Në mes të Tiranës ndodhet një memorial për ushtarët serbë

Studiuesi Kastriot Dervishi publikoi një foto të marre në varrezat e Sharrës ku tregohet një memorial i vitit 1939 kushtuar ushtarëve serbë të vravrë në Shqipëri në vitet 1912-1913, vite që njihen për masakrat ç’njerëzore të ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve.

“Kjo fotografi që sihkoni është një memorial kushtuar 522 ushtarëvë të vrarë në Shqipëri në vitet 1912-1913. Është fotografuar prej meje para një jave. Ndodhet në varrezën e Sharrës në Tiranë. Duhet të jetë ndërtuar në vitin 1939 pas pushtimit fashist të Shqipërisë, në një kohë kur marrëdhëniet midis Italisë dhe Jugosllavisë ishin të mira.

 Është i çuditshëm fakti se si ka mundësi të jetë treguar kaq kujdes për këtë memorial nga regjimi komunist, sepse ky regjim shkatërrues dhe varrezat i zhduku nga faqja e dheut. Memoriali si duket është zhvendosur me kujdes nga vendi i dikushrëm (ndoshta Varri i Bamit) te varrezat e reja në Sharrë, në kohën kur këto varreza janë hapur në fundin e viteve ’50 apo fillimin e viteve ’60.

Ushtarët i takojnë Batalionit të dytë të Këmbësorisë së Brigadës së Moravës dhe janë nga qyteti serb i Shumadijes. Ushtria serbe pasi pushtoi në atë kohë territorin shqiptar bëri masakra të shumtta mbi popullsinë shqipëtare, dogji dhe vodhi pasurinë e shqiptarëve. Për të gjitha këto dhe historinë e të dy vendeve, ky memorial është i papranueshëm të qëndrojë jo në Tiranë, por as në Shqipëri, sepse është nderim i krimit dhe i masakrave serbe” shkruan Dervishi. 

Image

(Kosova Sot Online)