Fluks i madh i lëvizjeve në pikën kufitare të Morinit

  • 17 gusht 2019 - 14:07
Fluks i madh i lëvizjeve në pikën kufitare të Morinit

Në Doganën e Morinit që është porta kryesore e lidhjes mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të kete një fluks të ngjeshur të lëvizjes së personave dhe mjeteve.

Pikun e lëvizjes e shënon fundjava kur kryesisht shqiptarët e Kosovës por edhe shtetas të tjerë, shfrytëzojnë periudhën e mbetur të verës për të pushuar në plazhet e Jonit apo Adriatikut.

Udhëtarët shprehen të kënaqur me procedurat e kalimit të kufirit si dhe me infrastrukturën rrugore dhe atë turistike. Nga ana tjetër nuk hezitojnë të thonë se plazhet e Shqipërisë mund të përmirësohen edhe më shumë në aspektin e pastrëtisë etj.

Për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes, në doganën e Morinit punojnë 7 sportele me procedurë të përshpejtuar, shpesh duke shënuar vetëm targën e automjeteve si dhe numrin e personave. Udhëtimi në Rrugën e kombit në shumë segmente ngadalesohet prej devijimimeve të panumërta për shkak të punimeve në ura dhe mbikalime etj, ndërsa në afërsi të Fushe-Krujës trafiku shnderrohet në stres dhe lodhje për udhëtarët. Aty krijohet hinkë dhe i vonon udhëtarët deri në 2 orë në pritje.

(Kosova Sot Online)