Në Lipjan katër persona bëhen llom për një borxh

  • 17 August 2019 - 14:22
Në Lipjan katër persona bëhen llom për një borxh

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë kanë arrestuar në fshatin Akllap të Lipjanit katër persona.

Kjo pasi që të katërt këta dyshohet se kanë pasur një mosmarrëveshje për nëj borxh, e janë rrahur mes vete.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh ka ardhur deri te rrahja e katër të dyshuarve meshkuj K-Shqiptar. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)