Arrestohet burri nga Obliqi, ushtronte dhunë psikike ndaj gruas e fëmijëve

  • 17 August 2019 - 14:23
Arrestohet burri nga Obliqi, ushtronte dhunë psikike ndaj gruas e fëmijëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë në Obliq një person, pasi që i njëjti ushtronte dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të ti.

Nuk raportohet për lëndime fizike. Ndërkaq pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)