I bie plumbi në gjoks nga të shtënat e dasmorëve

  • 17 August 2019 - 14:26
I bie plumbi në gjoks nga të shtënat e dasmorëve

27 vjeçari nga Tetova, Adrijan Bilalli deri në fund do ta mbajë plum bin në gjoks nga dasma në Reçicë të Vogël kur më 30 korrik, ai dhe djali i deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi ishin goditur nga rafale të shtënash.

Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nexhati Jakupi theksoi për këtë portal se vendi ku gjendet plumbi nuk lejon ndërhyrje kirurgjikale, por ai nuk rrezikon jetën e pacientit.

Sipas tij, çdo ndërhyrje në këtë vend do të rrezikonte jetën e tij. Gjendja e 27 vjeçarit është e mirë, por shërimi do të zgjas më tepër, duke vijuar i shtrirë në Klinikën Torakale. Djali i deputetit Ademi ka kaluar me lëndime më të lehta.  Prokuroria po vazhdon hetimet dhe se janë marrë gjurmë edhe nga deputeti Ademi, por edhe nga persona të tjerë, duke përfshirë edhe dëshmitarë.

(Kosova Sot Online)