Dehet Prizrenasi, e rrah babanë e bën për spital

  • 17 August 2019 - 14:27
 Dehet Prizrenasi, e rrah babanë e bën për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njejti nën ndikim të alkoolit e ka sulmuar fizikisht babain e tij, raporton Gazeta Express.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babin e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë.

(Kosova Sot Online)