Zbulohet arsyeja: Ja pse PDK-ja është në panik të madh

  • 17 August 2019 - 14:32
Zbulohet arsyeja: Ja pse PDK-ja është në panik të madh

“Tashmë shihet qartë se PDK-ja nga paniku i humbjes së zgjedhjeve ka filluar ta humbë edhe arsyen. Shembulli më i turpshëm ishte gënjeshtra dhe manipulimi që u tentua ti bëhet bisedës së ambasadorit britanik O'Connel gjatë takimit me ministren e integrimeve Dhurata Hoxha, gjoja vlerësimin pozitiv që O'Connel iu ka bërë punës së institucioneve, gjë që e shtyri të reagoj edhe vetë ambasadorin britanik për t’i mohuar të gjitha ato "lëvdata" që ishin lansuar nga kabineti i ministres Hoxha“, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Partitë politike të cilat ishin në koalicionin qeverisës të PAN-it deri në dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, pas dorëheqjes së tij dhe pritjes për zgjedhje të reja, kanë filluar që edhe takimet zyrtare në nivel të institucioneve që i drejtojnë ato, t’i përdorin për efekte elektorale duke lëshuar informata të rrejshme për temat e bisedimeve, kinse me vlerësim pozitiv për punën që kanë bërë dhe mbështetjen për të ardhmen.

Image

Kështu veproi së fundi edhe Ministrja për Integrime, Dhurata Hoxha e cila e keqpërdori pa pikë turpi takimin lamtumirës me ambasadorin britanik, Ruairi O'Connell.


“Tashmë shihet qartë se PDK-ja nga paniku i humbjes së zgjedhjeve ka filluar ta humbë edhe arsyen. Shembulli më i turpshëm ishte gënjeshtra dhe manipulimi që u tentua ti bëhet bisedës së ambasadorit britanik O'Connel gjatë takimit me ministren e integrimeve Dhurata Hoxha, gjoja vlerësimin pozitiv që O'Connel iu ka bërë punës së institucioneve, gjë që e shtyri të reagoj edhe vetë ambasadorin britanez për ti mohuar të gjitha ato "lëvdata" që ishin lansuar nga kabineti i ministres Hoxha. Kjo sjellje e pa pranueshme e eksponentëve të PDK-së edhe në institucione të shtetit në raport me diplomat dhe zyrtar ndërkombëtar është e pa pranueshme dhe rrënon integritetin moral e politik që duhen ti kenë institucionet e një shteti”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.Konstatimi i tillë vjen nga analisti politik, Nexhat Haziri.

Sipas Hazirit, qëllimi i ikjes nga e vërteta e diskutimit të temave në këtë takim, duhet të jetë fakti se krimi dhe korrupsioni në institucionet e Kosovës janë shtresuar në vazhdimësi dhe nuk janë luftuar si pasojë e mungesës së vullnetit politik të partive në pushtet, e ku kryesisht e ka pasur përgjegjësinë PDK-ja, gjë që është një e vërtetë e pa diskutueshme por e pa favorshme të konstatohet sidomos tani kur jemi para zgjedhjeve të reja.

Haziri thotë se PDK do të abuzon në të gjitha format e mundshme tani, qoftë me dezinformim, qoftë me fushatë të rrejshme apo duke blerë vota, qoftë duke vjedhur ato si në vitin 2010, por vetëm që të jetë parti përcaktuese për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të radhës.

“Pra, përtej kësaj, e që për ambientin politik të ndërtuar në Kosovë si rezultat i një qeverisje të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin në masë të madhe nga PDK, është edhe një indikator shumë negativ që nuk duhet anashkaluar gatishmërinë e PDK-së për të provuar të gjitha mjetet dhe mënyrat vetëm e vetëm për të mbetur në pushtet. Paramendo kur manipulohet me deklaratat e një ambasadori të një shteti të fuqishëm siç është Britania e Madhe, po me procesin zgjedhor që pritet të mbahet çfarë gënjeshtrash do të shpikin këta. Jam shumë i sigurt se PDK, nëse nuk mundë të bëjë asgjë tjetër, do mundohet ta përsërisë vjedhjen industrialë nga skenari i vitit 2010vetëm e vetëm që me çdo çmim të arrij të mbetet në pushtet”, përfundoi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)