Diplomati i BE-së viziton Serbinë, merret vesh se çfarë do t’i thotë Vuçiqit për Kosovën

  • 17 August 2019 - 15:42
Diplomati i BE-së viziton Serbinë, merret vesh se çfarë do t’i thotë Vuçiqit për Kosovën

Shefi për Politikë të Jashtme i Parlamentit Europian, David McAllister, pritet që të vizitojë Beogradin më 26 gusht ku do të takohet me Presidentin Serb, Aleksandar Vucic, me të cilin do të bisedojnë rreth dialogut dhe temave të tjera që lidhen me Kosovën.

Temë e takimit do të jetë agjenda e bisedimeve, Kosova dhe çështje të tjera kyçe që lidhen me të dy palët.

Ndryshe, McAllister është diplomat gjerman nga partia e Angela Merkel, i cili nga shkurti i vitit 2017 është zgjedhur Shef për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian. Ai u rizgjodh përsëri në të njëjtin post, në zgjedhjet që u mbajten gjatë muajit maj.

McAllister edhe më herët ka deklaruar se për BE’në, është shumë gjë e rëndësishme që Prishtina dhe Beogradi t’i kthehen tryezes së negociatave në Bruksel.

“Ne gjithmonë debatojmë me fuqitë jashtë BE’së. Ajo çfarë ne duam në fund është të shohim një zgjidhje të qëndrueshme, e cila është e pranueshme për të dyja palët”, kishte thënë ai.

Ndërsa, sa i përket çështjeve të tjera si taksa 100 përqind, ai disa herë është shprehur se Qeveria e Kosovës duhet ta suspendojë atë, duke e vlerësuar këtë si një vendim jo të rregullt dhe si bllokim të dialogut me Serbinë.

(Kosova Sot Online)