Gjendet një kuletë me 265 euro në Podujevë: Burri e lajmëron rastin përmes Facebook-ut

  • 17 August 2019 - 15:55
Gjendet një kuletë me 265 euro në Podujevë: Burri e lajmëron rastin përmes Facebook-ut

Një person ka gjetur një kuletë në Podujevë, ku brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme të parave dhe disa dokumente të identifikimit.

Në grupin e Facebook’ut ‘Marakli t’kerreve’ një person me inicialet A.Q ka postuar disa fotografi të një kulete, me disa para në të dhe dokumente të identifikimit, duke treguar se e ka gjetur atë në Podujevë.

Personi në fjalë ka lutur pronarin e kësaj kulete që të lajmërohet në këtë numër telefoni: +383 44 898 859.

Më poshtë keni pamjet e kuletës së bashku me dokumentet e identifikimit.

Kjo nuk është hera e parë që anëtarët e grupit ‘Marakli t’kerreve’ gjejnë kuleta apo gjë sende të ndryshme të cilat më pas ata i raportojnë në grup.

(Kosova Sot Online)