Cila parti është fituese? Zbulohet e vërteta e sondazheve në Kosovë

  • 18 August 2019 - 07:37
Cila parti është  fituese? Zbulohet e vërteta e sondazheve në Kosovë

“Sondazhet nuk janë matës real. Kutitë e votimit janë i vetmi objekt, i vetmi instrument që do ta përcaktojnë fituesin sepse në Kosovë sondazhet kryhen kryesisht nga partitë politike, ose më mirë të themi janë sondazhe të porositura në favor të tyre”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Dështimi i kësaj skene politike për të dhënë diçka të mirë për zhvillimin dhe perspektivën e qytetarit, në shtetin e ri të Kosovës për 6 mandatet e kaluara, e ku përjashtim bënë vetëm Vetëvendosje, e pa sprovuar në nivel qendror, po i detyron partitë politike që të përpiqen ta mashtrojnë edhe një herë votuesin, se kush duke prirë me besimin qytetar do të jetë i pari në ranglistën për deputet pas zgjedhjeve të kësaj vjeshte.

Image

Një lojë të tillë perfide e ka hetuar dhe e denoncon analisti politik, Faik Krasniqi sipas të cilit, shumica e partive politike janë duke i përdorë këto sondazhe të porositura e enkas për ta mashtruar qytetarin, duke mos llogaritur fare që tani dy dekada në demokracinë pluraliste, qytetari ka ndryshuar shumë, është vetëdijesuar dhe nuk i beson fare rrenat e mashtrimet e partive për ndryshime.

Sipas Krasniqit, ky është një investim i kotë që bëhet për shkak të shpresave të humbura ndaj shumica e partive politike që janë sprovuar me pushtet dhe kanë dështuar.

Ai konsideron se realisht, fillimi i parakohshëm i fushatës së partive kryesore politike është indikator i besueshëm që flet për krizën e besimit në elektorat, në të cilën janë zhytur nga qeverisja e keqe dhe mashtrimet me qytetarin prandaj tani provimin do ta jep secili subjekt politik para kutisë së votimit.

“Sondazhet nuk janë matës real. Kutitë e votimit janë i vetmi objekt, i vetmi instrument që do ta përcaktojnë fituesin sepse në Kosovë sondazhet kryhen kryesisht nga partitë politike, ose më mirë të themi janë sondazhe të porositura në favor të tyre”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, kjo dëshmohet dhe vërtetohet shumë thjeshtë, sepse të gjitha partitë deklarojnë se janë renditur të parat në sondazhe, prandaj edhe kërkojnë me ngulëm pozitën e të parit të shtetit, kryeministrit.

“Nëse i shikojmë sondazhet të gjitha partitë janë fituese të zgjedhjeve. E këtu dihet se nuk ka mundësi për një gjë të tillë. Kjo tregon që sondazhet në Kosovë s'janë aspak të besueshme”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, deri më tani në sondazhet e bëra publike, në të kaluarën, rezultati më real dhe më i besueshëm ka dalë në dy mandatet e kaluara tek Vetëvendosje, ngase është i vetmi subjekt politik të cilit nuk mundë t’i drejtohet gishti për dështim, për lidhje me krim e korrupsion në nivelin qendror të qeverisjes së vendit, sepse këtë nuk e ka sprovuar akoma,

“Andaj një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve po e shohin si alternativë që mund të testohet dhe të provohet një herë. Me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, të gjitha partitë e tjera kanë qenë në pushtet në këto dy dekadat e fundit. Prandaj nuk mundë të presim që zgjedhjet do të prodhojnë zgjidhje për qytetarët e Kosovës. Njerëzit e njëjtë që këtë vend e kanë sjellë në këtë derexhe, na premtojnë që do ta luftojnë krimin dhe korrupsionin. Kjo i bije njëjtë sikurse prostituta ta mbaje leksion për moral”, përfundoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)