Pretendimet e Gjuriç: Nuk po e përfillim taksën, po gjejmë mënyra se si t’i furnizojmë njerëzit tanë në veri

  • 18 August 2019 - 09:28
Pretendimet e Gjuriç: Nuk po e përfillim taksën, po gjejmë mënyra se si t’i furnizojmë njerëzit tanë në veri

I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç pretendon se përkundër vendosjes së taksës, ata po arrijnë të gjejnë mënyra që t’i furnizojnë me mallra qytetarët serb në veri.

I pyetur në një intervistë në ‘Politika’ se si Beogradi arrin të ndihmojë serbët pavarësisht taksës, Gjuriç nuk ka dashur të japë shpjegime të hollësishme se si po ia dilte mbanë, “i cili do të shërbente vetëm si një justifikim për presione të reja”, por “është e rëndësishme të keni bukë, qumësht, mish, miell. vaj ”, tha ai.

Vlen të kujtojmë se muajin e kaluar, Serbia u mundua të inskenoj një krizë humanitare në veri por që nuk funksionojë. 

(Kosova Sot Online)