Po trafikohej me kamion drejt Italisë, kapet një sasi e konsiderueshme droge në portin e Durrësit

  • 18 August 2019 - 09:48
Po trafikohej me kamion drejt Italisë, kapet një sasi e konsiderueshme droge në portin e Durrësit

Një sasi prej 55 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia në portin e Durrësit, teksa po trafikohej me kamion në drejtim të Italisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të kamionëve, në mjetin tip Scania, me drejtues shtetasin M.P., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 pako me lëndë narkotike e dyshuar e fshehur në vende të ndryshme.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i mjetit.

Po në lidhje me këtë rast, është shpallur në kërkim policor shtetasi R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

 

Port - Durrës Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 55.5 kilogramë cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe në bazë të analizës së rriskut, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në pikën e kontrollit të kamionëve, në mjetin tip Scania, me drejtues shtetasin M.P., shërbimet e Policisë Kufitare duke përdorur edhe qenin antidrogë konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 pako me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa me peshë 55.5 kilogramë e fshehur në vende të ndryshme. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i mjetit. Po në lidhje me këtë rast, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë shpallur në kërkim policor shtetasin R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë. Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij rasti, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Posted by Policia e Shtetit on Sunday, August 18, 2019

(Kosova Sot Online)