Gjendet një trup i pajetë rreth 1 milje në det. Detaje të rënda që paralajmërojnë për një vrasje

  • 18 August 2019 - 10:34
Gjendet një trup i pajetë rreth 1 milje në det. Detaje të rënda që paralajmërojnë për një vrasje

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të diele në ujërat e Adriatikut.

Viktima është e seksit mashkull dhe është gjetur rreth 1 milje në det të hapur nga peshkarexha “Emiliani”.

Kufoma është e dekompozuar, ndërsa trupi i pajetë ishte i lidhur me letër natriban që do të thotë se bëhet fjalë për një vrasje dhe më pas trupi është hedhur në det.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa do të jetë laboratori i kriminalistikës, që do të kryej autopsinë për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Kufoma është përcjellë drejt morgut në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)