Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

  • 18 August 2019 - 11:34
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

Një aksident i rëndë në Itali ka sjellë vdekjen e dy shqiptarëve, identitetin e të cilëve mediat italiane e kanë zbuluar ditën e sotme.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Bologna-s, pasi makina u përfshi në një përplasje të ashpër.

Mësohet se dy viktimat janë  Antonin Hasdukajn 28 vjeç, banues në Imola dhe Suzana Gj., 38 vjeçe.

Sipas mediave, bashkëshorti i Suzanës ndodhej në Shqipëri. Çifti kishte 3 vajza, më e madhja prej të cilave ishte 15 vjeç.

Përplasja e rëndë e makinës,e cila i kushtoi jetën dy shqiptarëve, ndodhi në autostradën numër 14 në Imola.

(Kosova Sot Online)