Bllokohet autostrada “Ibrahim Rugova”, një i vdekur e disa të lënduar rëndë

  • 18 August 2019 - 11:50
Bllokohet autostrada “Ibrahim Rugova”, një i vdekur e disa të lënduar rëndë

(E plotësuar) - Një aksident i rëndë që ka ndodhur në autostradën mëngjesin e sotëm në “Ibrahim Rugova”, ka marrë jetën e një personi. Sipas dëshmitarëve, rasti ka ndodhur në afërsi të Suharekës.

“Një grua e pash të shtrirë dhe një fëmijë ishte në këmbë i përgjakur. E thirra menjëherë ambulancën. Mu duk që ishte vetëaksident. Ndoshta vetura ka ra nga ura” thotë një dëshmitare.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur që aksidenti ka lënë pasoja fatale.

****************

Në aksidentin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova” ka humbur jetën një person ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërkaq lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Hoxha ka dhënë detaje të reja nga aksidenti ka një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.

“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova” ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kanë marrë lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident tragjik. Rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhël-Suharekë është bllokuar për qarkullim”, ka theksuar Hoxha.

(Kosova Sot Online)